Shqiperia : Mision Dhe Arrest

B21637
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar. Ai nuk merr përsipër të bëjë përsiatje dhe analiza teorike të ngjarjeve, as shtjellime të përgjithshme historiografike për kohën që trajton, por shpreh mbresat e përjetuara përmes faktesh dhe detajesh, me elementë kronike, me episode kapilare, prej të cilave më pas mund të nxirren deduksione të vlefshme për kuptueshmërinë dhe gjykimin mbi ngjarjet dhe kontekstin kohor në të cilin vendosen, mbi shkaqet reale dhe qëllimet që lëvizin mbas zhvillimeve në terren. Në pasurim e ilustrim të këtyre kujtimeve, botimit i janë bashkangjitur fotografi të kohës, disa edhe prej koleksionit privat të M. San Xhuliano, në shërbim të të cilit kreu misionin e tij në Shqipëri vetë gjenerali i këtyre kujtimeve mbi Shqipërinë e viteve 1913-15. Në suplement të këtij libri, vjen kapitulli “Shqipëria” i shkëputur nga një përmbledhje analizash të politikës së jashtme italiane. Për të kuptuar politikën italiane kundrejt Shqipërisë në vitet ’20-30 mjafton të merret në vlerësim vepra “Çështje dite” e politikanit dhe diplomatit me përvojë Tomaso Titoni, i cili në çështjet korrente të politikës së jashtme italiane, krahas të tjerave (si ato të Libisë, Abisinisë, Tunizisë, Besarabisë), vendos në spikamë të posaçme raportet e Italisë në gadishullin ballkanik me Shqipërinë, të para këto edhe në raportet me Jugosllavinë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase