Qytetet Dhe Qytezat Ilire Dhe Ne Iliri 1

B21525
2.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 2000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Qyteti ilir dokumentohet që në shekujt e 6/5të p.e.s. Hekateu (550-476 p.e.s.) përmend qytetet Adria,Iapygia, Oidantion, Orikos, qytetet kaone Buthrot dhe Baiake dhe qytetin taulant Sesareth. Skylaksi (shek. i 6të p.e.s.), referon qytetet liburne Idassa, Attienites, Dyyrta, Aloupsoi, Olsoi, Pedetai, Hemionoi, qytetet neste dhe enkeleje Buthoe dhe Rizon dhe qytetet taulante/orike Amantia dhe Orikon. Më tej, Thukididi (460-400 p.e.s.) përmend qytetin e Epirit Myon dhe Herodori kryeqendrën e federatës së kasopëve, Kassope. Përmbledhtas, katër autorë të shek. të 6/5 të p.e.s. përmendin 17 qytete të shpërndara njëtrajtësisht në hapësirën ilire, nga skaji më verior, gadishulli i Istrias, në skajin më jugor, gjirin e Ambrakisë.
"Historia është shkruar nga fitimtarët," shkruan Orwell, ndërkohë burimet ku mbështetet historia e Ilirisë u shkruan nga panegjiristët që ndiqnin gjeneralët romakë për të rrëfyer bëmat e tyre. Ndërkohë, jashtë botës helene, teatri, shëtitorja dhe stadiumi gjendet vetëm në Iliri dhe pak në Maqedoni. Askush nuk përmend që tri elementet më bazike të industrisë ndërtimore, qemeri, kupola dhe tulla masive, për herë të parë në Europë shfaqen në Iliri. As edhe se monedhat e argjendta të fisit të tyntenoi-ve janë të vitit 550 p.e.s., sinkrone a më të hershme se monedhat helene në Europë, 25 dekada me të hershme se monedhat romake prej argjendi.
Një shekull më parë Praschniker shkruante frazën "Gërmimet u ndërprenë për shkak të zjarrit të fortë të artilerisë armike, vështirë se e gjen në ndonjë ditar tjetër arkeologu". Ndonëse fronti i Luftës së Parë Botërore vibronte përmes Apolonisë, komanda austriake gjente kamionë për transportin e materialeve të zbuluara nga "Batalioni Arkeologjik" i Praschniker-lt. Një paradoks ky që më vonë austriakët do ta shpjegonin me frazën: "Kur kërkon ta shtrish influencën politike në një vend, duhet ta njohësh me rrënjë historinë e atij vendi". Për austriakët e Luftës së Parë kjo frazë kish kuptim, për ne jo. Ndërkohë, ashtu siç thuhet në paradigmën e Orwell-it: "Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën," ashtu edhe fqinjët arritën të aneksonin trojet shqiptare, pikërisht mbështetur në pseudoargumentin historik.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase