Antigoneia

B09398
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969. 40 vjet pas këtij zbulimi, një nga arkeologët më të njohur shqiptarë, Neritan Ceka, botoi librin me titull “Antigonea… qyteti i dashurisë së parë”. Antigonea njihet si qyteti që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Libri u ofron lexuesve një histori të pasur për rrethanat e krijimit të qytetit, jetesën e tij, aleancat dhe armiqësitë që i shoqëruan antigonasit në jetën e tyre. Ai jep të plotë historinë e Pirros së Epirit, një pjesë të historisë së gërmimeve, si dhe gjetjeve arkeologjike të zbuluara nga ekspeditat në këtë qytet antik. Antigonea është nga qendrat kryesore arkeologjike të Shqipërisë dhe për këtë arsye është shpallur Park Arkeologjik. Në pjesën e poshtme është zona publike ku u gjetën pjesë të një statuje me kalë, ku mendohet se kanë qenë dy: Pirro dhe Antigona, sepse është dora e një femre, përveç armëve, përkrenares dhe pjesë të një shpate. Ndërsa në pjesën tjetër ka një numër të madh banesash, më e bukura është ajo që quhet banesa me peristil. Ka edhe disa banesa të cilat janë të lidhura me veprimtaritë prodhuese të Antigonesë, është një banesë që ishte njëkohësisht punishte për përpunimin e lëkurëve, një banesë tjetër që ishte për përpunimin e enëve prej bronzi.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase