Novela Orientale

B00695
300 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 300 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit Wang-Fo “që donte imazhin e sendeve dhe jo sendet vetë”, i përgjigjen me jehonë brengës së plakut Cornelius Berg që “prekte me dorë sendet, të cilat nuk i pikturonte dot më”. Marko Kralieviçi, serbi sypatrembur, që di t'i gënjejë turqit, ashtu siç gënjen vdekjen dhe gratë, është vëlla me princin Genghi, i cili ka mbirë nga një roman japonez i shekullit XI, në egoizmin e tyre prej ngashëruesish të verbër. Pasioni i vërtetë, dashuria sublime e Vanias shqiptar apo zilia e sakrilegjtë e vejushës Afrodisia, i përgjigjen sakrificës së perëndeshës Kali “zambak i përsosmërisë”, së cilës fatkeqësitë i mësojnë më në fund “kotësinë e dëshirës...” Legjenda të kapura flurthi, fabula ose apologje, këto Novela orientale përbëjnë një ngrehinë më vete në veprën e Marguerite Yourcenarit, të çmuar, si një kishëzë brenda një pallati të pafund. Realja aty bëhet e pasigurt, ëndrra dhe miti flasin me një gjuhë përherë të re, dhe, nëse dëshira dhe pasioni digjen aty nga një zhur i egër, pothuaj i papritur, kjo ndodh ngase gjejnë, ndoshta, në këto tregime të shkurtra e të kursyera, kontrastin ideal dhe të nevojshëm për flakërimin e tyre të beftë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase