Bonaparti Mysliman Diplomacia Dhe Orientalizmi Ne Greqine E Lashte

B04509
900 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 900 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ali Pasha i Janinës (1750-1822), guvernator i veriut të Greqisë kontinentale, emëruar nga osmanët, është personazh i spikatur i historisë osmane, greke e asaj europiane. Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, Flemingu dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën “orientaliste”. I mbiquajtur prej Bajronit “Bonaparti mysliman”, Ali Pasha gëzonte pushtetin e të fortit në Adriatikun Lindor. Gjatë përpjekjeve për t’u shkëputur nga shteti osman, ai shfrytëzoi me mençuri marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Venedikut. Pikërisht kur Ali Pasha po arrinte kulmin e pushtetit, europianët e përvijonin atë me tipare gjithmonë e më “orientaliste”: të paarsyeshëm, despotik, mizor dhe të pabesë.
Flemingu përqendrohet në konfrontimin midis dy mënyrave të këndvështrimit të Aliut: diplomatik e kulturor. Duke e vendosur historinë e Greqisë moderne në kontekstin e historisë europiane e të rënies së Perandorisë Osmane, autorja tregon se vizionet europiane të kohës për Greqinë, sidomos ato që kishin lindur nga filohelenizmi romantik, kontribuuan në krijimin e një forme unike të “orientalizmit” në Ballkanin Jugor. Greqia, territor që Europa Perëndimore nuk e kolonizoi kurrë, iu nënshtrua gjithsesi një forme alternative të kontrollit kolonial: historia dhe kultura e vendit, më shumë se vetë toka, ishin pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase