Sandwich

B18725
950 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 950 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Autori ka zgjedhur të shpërfaqë përpara lexuesit faktet dhe ngjarjet më të rëndësishme e më gjurmëlënëse të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare, duke ballafaquar dëshmitë dhe interpretimet e ndryshme e shpeshherë, nëpërmjet analizave të imëta, duke artikuluar një qëndrim e vlerësim të vetin mbi to. Ah po, Nano e merr përsipër një mision "mohues", madje edhe"destruktiv" por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin (revizionimin) e disa "të vërtetave të gjithëpranuara", por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës. Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologjike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësinë iliro-shqiptare, me marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimit, me rolin e shqiptarëve në ngjarjet e mëdha politiko-ushtarake në rajonin e Ballkanit, etj., është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionistit Mustafa Nano, njërit prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicionit post-komunist. Mustafa Nano i ka sjellë publikut të gjerë një paraqitje kritike të problematikës bazë të shkencave që trajtojnë historinë e kulturën e popullit shqiptar. Faktet e shumta, të përzgjedhura posaçërisht për të lënë gjurmë tek lexuesi, si dhe stili dinamik, prodhojnë tek ky i fundit adrenalinën e nevojshme për të ndjekur syhapur e me interes shtjellimin e çështjeve të ndërlikuara, gjë që nuk arrin ta bëjë gjuha e ftohtë, e mbingarkuar dhe e lodhshme e një studiuesi të mirëfilltë. Përcjellja e një problematike rigorozisht shkencore nga mjediset akademike tek lexuesi i zakonshëm është, edhe ky, një ushtrim i jashtëzakonshëm intelektual dhe një mision, që vetëm pena të ditura e të stërvitura, si ajo e Mustafa Nanos, mund ta kryejnë siç duhet.”- Pëllumb Xhufi.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase