Miq Tek Ali Pasha

B08630
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Tessa de Loo është shkrimtare e njohur holandeze, autore e një sërë veprash dhe e publikuar në shumë gjuhë të botës. Në vitin 1996, e tërhequr nga jeta e Bajronit dhe rrugëtimeve të tij, vendos që të ndjekë gjurmët e poetit të madh në udhëtimin e tij nga Janina në Tepelenë. «Miq tek Ali Pasha» është një përzierje mes një rrëfimi udhëtimi dhe fiction, ka ngjyra të forta letrare, përshkrime befasuese dhe luhatet mes reales dhe fantazisë. Dritëhijet dhe tonet që Tessa de Loo vizaton me gjuhën e saj, që shpeshherë duket e hidhur, më shumë se një vrojtim kritik për hollësi të padëshirueshme, janë një dhembje e heshtur e dëshirës për të gjetur atë çka autorja kishte ëndërruar se do të gjente kur e mendoi këtë udhë. Tessa de Loo kërkon që ta ringrejë po aq të ëndërrt udhëtimin e saj, por, thotë ajo «…me një ndjenjë mërzie vajta në shtrat. Kishte ikur dehja e mesditës, kur me botëkuptimin tim të mirëqenies perëndimore, i isha dorëzuar pa turp romanticizmit të jetës në fshatrat nga kaluam. Më kishte pushtuar diçka nga braktisja, nga mungesa e shpresës së Shqipërisë. Dukej sikur të gjitha përpjekjet për zhvillim, dështonin në këtë vend, një situatë, e cila, duke marrë parasysh historinë, kishte zgjatur tashmë shumë gjatë, megjithëse çdo herë në një formë tjetër. Dikush mund të ketë lindur në çastin e gabuar në vendin e gabuar. Në Shqipëri, me ç’dukej, kishe lindur gjithmonë në çastin e gabuar. Fakti që ky vend kishte më shumë bukuri se viset klasike të Greqisë, nuk ishte ngushëllim.»

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase