Historia E Vertete E Partise Se Punes Se Shqiperise

B23902
900 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 900 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Historia e Partisë së Punes së Shqipërisë është vijim i studimit tim te pare mbi të majtën shqiptare, atë që i përkiste viteve 1924-1944. Objekti i hulumtimit është pjesa më e rëndesishme në historikun e të majtës, pasi lidhet me një parti jetëgjatë, e cila drejtoi Shqipërinë për 46 vjet, por që pati dhe ka ndikim të fortë edhe në vitet pa rënies së komunizmit. Dikur, lenda e historisë së Partisë së Punës jepej me detyrim në shkollat e mesme. Ajo përfshihej si pyetje politike edhe në kategorizimin e punëtorëve përpara komisioneve perkatëse. Mund të ishe punëtor shumë i mirë, marangoz, mekanik. saldator, etj, por nuk ngjisje kategoritë, nëse nuk dije t'i përgjigjeshe pyetjes politike rreth historisë së PPSH-së. Në vitin 1990 unë kam qenë pjesë e brezit të fundit që dha provimin shteteror të kësaj lënde. Për ironi të saj, po bëj historinë e parë pas vitit 1991. Duke krahasuar dijet që na kanë dhënë në atë kohë, me informacionet që kam mundur të siguroj prej shumë vitesh në arkiva, me rezulton se gjithë historia që na kanë treguar në shkolla ka qenë tërësisht e gënjeshtërt dhe çoroditëse, ne funksion të keqmësimit të historisë së vërtetë të kësaj partie.
Partia e Punes udhëhoqi sundimin e saj për një kohë të gjatë, mbështetur mbi një diktaturë sistematike, eksperimente të herëpashershme, propagandë intensive mbi popullatën dhe izolimin e plotë nga bota. Shtetasi shqiptar, sa lindte e deri në vdekje, ishte përballe një procesi agjitativ që synonte ngrirjen e çdo mendimi të tij dhe përputhjen me atë të
partisë. Partia e Punës udhëhoqi mbi baza politike, klanore, fisnore e gjeografike. Parimet ishin vetêm një aspekt formal dhe procedural i punës së saj. Me ardhjen e saj në pushtet, elementi i paarsimuar, ai me precedentë penale, etj, mori fuqinë. Ishte tipiku përfaqësues i "pushtetit popullor", duke dhënë shembullin se për të sunduar nuk kishte nevoja shkollimi. Nuk mund të kuptohet historia e kësaj forme regjimi, mohimi i lirisë, shpronësimeve, konfiskimeve, industrializimit të gabuar, izolimi, largimi nga aleatët natyralë te Shqipërisë, etj, pa njohur historinë e kësaj partie.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase