Gjergj Kastrioti Skenderbeu

B20405
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se, në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; se pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij. E, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, dhe me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s'kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij. Skënderbeu nuk i ka shpëtuar këtij rregulli të përgjithshëm. Dhe pyetja, pra, është kjo: ç'mbetet prej tij, pasi që kritika historike ka bërë çmos për ta vrarë dhe për ta ngjallë? Ose, duke shkuar edhe më larg, a është, vallë, historia e Skënderbeut një mit apo një fakt historik? Ky është problemi i parë për t'u zgjidhur në rastin e tij, si dhe në atë të çdo heroi tjetër...”.
Kështu e motivon Noli projektin e tij për të shkruar një histori të Skënderbeut, nismë që edhe ajo do të kalojë në tri faza: një Skënderbe gati romantik në versionin e parë të botimit (“Historia e Skënderbeut”, Boston 1921), pastaj në dy botimet e tjera, duke u dhënë jo vetëm shqiptarëve, por edhe botës (monografia u botua në gjuhën angleze), një Skënderbe tw përshkruar me realizëm dhe bazuar mbi dokumente arkivash. Kështu me Nolin nis shkrimi i historisë shqiptare mbi standarde shkencore.
Me sa duket, nga kjo është nisur shtëpia botuese “Naimi” që, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përzgjodhi për botim pikërisht versionin e shkencorizuar të monografisë së Nolit, doktoraturën e tij për Skënderbeun paraqitur për gradën “Doktor në filozofi” në Universitetin e Bostonit, SHBA.
Historiania Pranvera Novi Bogdani, e cila ka shkruar parathënien e këtij botimi thotë: “Është fakt i pamohueshëm se libri i Nolit, “George Castriot Scanderbeg”, Nju Jork 1947, është vepra më shkencore dhe më e rëndësishme historike e Fan S. Nolit. Ajo nuk përfaqëson vetëm majën më të lartë të krijimtarisë së tij në këtë fushë, por shënon edhe një kuotë të re në rrugën e zhvillimit të historiografisë shqiptare në veçanti”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase