Bektashinjte Shqiptare : Historia Dhe Kultura E Nje Rendi Dervishesh Ne Ballkan

B22155
2.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 2000 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Rendi bektashian, me besimet dhe praktikat e tij të dallueshme islamike, ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Kushdo që e studion atë histori, duhet t’i studiojë bektashinjtë dhe anasjelltas. Ky libër paraqet fragmente të një numri të gjerë e të shumëllojshëm raportesh e shkrimesh, shumë nga ta pak të njohur dhe të përkthyer këtu për herë të parë; po ashtu përmban një begati informacionesh për vendet e shenjta të bektashinjve dhe për anëtarët më të rëndësishëm të tyre. Ky vëllim i domosdoshëm ishte njëri nga librat e fundit të Robert Elsiet, një studiues jashtëzakonisht i talentuar i botës shqiptare. Kthjelltësia e mençur dhe dija enciklopedike janë shenjat dalluese të saj, siç janë edhe të të gjitha veprave të tjera të tij”.
SIR NOEL MALCOLM
Rendi bektashian është sekt sufist alevit që gjendet në Anadoll dhe Ballkan, me prani të fuqishme në Shqipëri. Në këtë libër, i fundit i tij, Robert Elsie analizon bektashinjtë shqiptarë dhe merr parasysh rolin e tyre në historinë dhe shoqërinë e vendit. Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Në fund e paraqet një katalog të figurave të shquara të bektashinjve shqiptarë në histori dhe legjenda. Ky libër është i pajisur me një udhëzues të plotë referencash për bektashinjtë në Shqipëri që do të jetë thelbësor për studiuesit e Ballkanit, sekteve islamike dhe historisë e kulturës shqiptare.
ROBERT ELSIE (1950-2017) ishte studiues kanadez dhe përkthyes, i specializuar në studimet dhe folklorin shqiptar.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase