Vuajtja E Bukur

B21306
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Eshte filozofia e bukurisë ,që ngrihet mbi çdo gje, edhe mbi vuajtjen; është përftimi artistik I saj. Kjo filozofi dhe ngjizja e saj ne tregimet e novelat është boshti që i përshkon ato. Vuajtja e bukur është vuajtja njerezore, që kapërcehet, dhimbja që kthehet në forcë, errësira që e ka dritën brenda, robëria që shkëndijon liri, padrejtësia që kerkon drejtësi, dhimbja e dashurisë së vërtetë ,që të le pa fryme e të jep frymë, vuajtja shpirterore e krijimtarisë, e artistit, që edhe në grahmat e fundit të jetës kerkon te shkruaj nje fjalë, një notë , nje penelatë të munguar. Me një fjale vuajtja njerëzore që ekziston por qe përballohet, që të fal bukuri shpirtërore dhe estetike dhe që të shtyn përpara…
Gjetjet artistike ne tregimet e novelat e përmbledhjes janë marrë dhe trajtuar nga vuajtja në kohën e diktaturës, nga rezistenca dhe përballja me të, por edhe nga tranzicioni demokratik, me zhgënjiet, traumat, por edhe realizimet e bukura. Madje temat janë marrë edhe nga jeta e kafshëve (cikli rrëfime për arrinjtë), një bukuri e egër.
Bie fjala tregimi “Bibla”… Është përftimi I një vuajtjeje të padurueshme te besimtarit Marash Nik Pepa, i burgosur politik në Burrel, që ia kishin prerë dy here këmbën e gangrenizuar, dhe që në ditët e fundit të jetës, në vend të ngushëllimit tek Bibla që e mbante nën jastëk, e shuajti dhimbjen me duhanin, që e dridhte me dhimbje me fletët e holla te Bibles, se nuk kishte letër tjetër, pra e piu Biblen, derisa I mbeti vetëm zhgualli…E bukura është qëndresa e tij para vdekjes, ajo që quhet vdekja e bukur.
Vlerësimi i kritikeve dhe skrimtareve te kohes per tregimet dhe novelat e Uran Butkes si Fatmir Terziu, Zija Çela, Agron Tufa, Adriatik Kallulli, Teodor Laço, si edhe i shkrimtareve te huaj John Thompon dhr Criss Elliot piqen në një pikë: letersia e Butkes është një letërsi fikshën, e veçantë, origjinale, që nuk ka asnjë nuancë apo ndikim nga politika apo nga historia, fushat e veprimtarisë time jashtë letrare, madje ata theksojne se historia më ka mundësuar për njohjen më të thellë të periudhave historike dhe personaliteteve, që unë trajtoj artistikisht ne tregimet e mia.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase