Vepra Te Zgjedhura 3 Mid'hat Frasheri

B20152
2.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Jemi një komb i vogël. Dhe si i tillë, kemi nevojë për paqe dhe qetësi që të përparojmë moralisht, materialisht dhe intelektualisht. E dimë që nuk mund të lozim një rol të madh në Ballkan, ku duhet të kemi, të përpiqemi të kemi, më shumë miq se armiq. Pra, edhe punët, edhe gjendjen e Maqedonisë nuk e kemi në dorë që ta kthejmë edhe ta bëjmë si e lyp interesi ynë kombëtar. Por, edhe për arsyet e mësipërme, duhet që me çdo mënyrë dhe me gjithë mjetet që mund të kemi, ta mbrojmë veten tonë, të mos e lëmë të na humbasë dhe të na vdiret kombësia dhe interesat e saj.
Njih veten tënde, thoshte i madhi filozof i moçëm. Vetja jonë, domethënë edhe gjithë kombi ynë, çdo anëtar, çdo person i këtij kombi, kudo që të jetë, mbi çdo truall që të banojë. Të mërguarit duhen të na dhimben si sytë, si duart, si zemra jonë. Dhe mos harrojmë asnjëherë se kemi më tepër se dy milionë vëllezër të gjakut e të gjuhës në Serbi, Greqi, Itali, duke numëruar qendrat më të populluara.
Në botën e qytetëruar të drejtat tona më elementare dhe më themelore janë të panjohura dhe për ne një tog legjendash dhe përrallash gjejnë shesh të lirë .
Në lëmë të propagandës, kundërshtarët tanë, nuk dua të them armiqtë, por adversarët tanë, kanë bërë çapa të mëdha, udhë të gjatë, se kanë mënguar, kanë filluar më herët, me mjete më të forta.
Mos e harrojmë.
Lumo Skëndo
Paris, 22 shtator 1922

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase