Une Jam Dashnorja

B23895
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Emri: Elira
Mbiemri: Anonim
Mosha: 32 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Statusi Civil: Dashnore
Unë jam një tablo mbushur me ngjyra. Me ngjyra bazë dhe ato të përftuara. Jam tabloja gjigante shumë dimensionale e pikturuar nga vetë unë.
Jam një mish-mash ngjyrash të ndezura ose të vrara, të cilat të perziera bashkë, formojnë shpirtin tim.
Jam ajo vjollca pastel, pa shkëlqim, pa nuance, por plot dritë kur e prekin rrezet e diellit. E here-herë jam roza pastel, ajo roza mat, si e mëndafshtë, e lehtë që rri derdhur, ajo jam unë.
Jam tingull kitareje, ajo do-ja e fortë, e hera herës ajo re-ja e vakët nën gishtat e kryqëzuar të një muzikanti. Jam violinë, nga ato klasiket që luajnë simfoni. Jam pianoforte, do – re – mi-ja e saj, jam unë.
Ai kalliri i grurit që kur piqet varet e pret ta shkulin nga rrënjët për t’u kthyer sërisht në një tjetër formë të dobishme.
Jam pemë, pemë e mbushur me lule të vogla qershie. Një tufë bar ose një mjergull e dendur mbi shkëmbinj.
Jam një digë turfulluese. Një urë mbi një lumë. Një valë në liqen, një ujvarë e fshehtë. Jam aroma e livandos. Jam ngjyra e jargavanit.
Ah, unë jam një tempull, një tempull i lashtë lutjesh, një tempull plot me qirinj e zëra që kërkojnë e kërkojnë, luten e luten. Jam rrugë pa fund, ose, ose një shtëpizë e braktisur barinjsh në një livadh diku në mes të botës.
Një mesazh në shishe jam unë! Këmbana e një Kishe, zëri lutës i një Hoxhe mbi një minare Xhamie. E ndonjëherë jam një lotus ose një zambak liqeni. Një gur i lëmuar në një rrugë me kalldrëm. Jam një trëndafil ngjyrë pudre mbi tastieren e një pianoforte. E keni parasysh se si duket rruga në një pyll bambush? Ajo jam unë! Jam një rrugë lidhëse. Një majë mali me dëborë të përhershme. Shkuma e një dallge deti. Unë jam Elira!

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase