Udhetari

B09520
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Rexhep Qosja
"Romani "Udhëtari" i Sabri Godos është një rrëfim ndryshe mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i kësaj periudhe historike në letërsinë shqipe. Përmes rrëfimit të ngjarjeve nga lufta partizane në muajt e fundit të saj, ky roman vjen për të thënë atë që është heshtur në prozën tonë mbi këtë temë.
Natyrisht, historinë rëndom e shkruajnë fituesit, por në rrëfimin për luftën shqiptare – shqiptare nën trysninë e ideologjisë u ushtrua të shprehurit e egërsisë dhe urrejtjes ndaj palës tjetër, që si rrjedhim mbase do të sundojë jo vetëm në letërsi por përgjithësisht në artin shqiptar përgjatë gjysmë shekulli.
Mund të ketë qenë ky ngasësi kryesor, i bartur thellë në shpirtin e autorit për 60 e më shumë vite, për t'iu kthyer edhe njëherë luftës, pjesëtar dhe dëshmitar i së cilës ka qenë edhe vetë. Dhe këtë pjesë të historisë sonë, pas kësaj distance kohore e sjell ndryshe dhe saktësisht të qartë në thelbin e saj.
Sabri Godo, mjeshtër i pakalueshëm në gdhendjen e portreteve të karaktereve historike në prozën shqiptare, kësaj here, po në atë letërsi, do të na sjellë portretin kolektiv të një lufte dramatike dhe tragjike për kombin, lëngatën e së cilës do ta vuanim për gjysmë shekulli." Ali Aliu

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase