Triumfues

B22423
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një tekst me një narrativë lineare, me një stil në dukje të zhveshur, me pasqyrime telegrafike të përditshmërisë, por natyrisht me një figuracion që zë e shfaqet gjithnjë e më interesant. Duket sikur autorja lundron në sipërfaqen e gjërave të njohura të një bote të cekët. E pra gjithë kjo është jo vetëm iluzion, por mbase edhe veçori e stilit të autorit. Duke përshkuar faqet e librit, lexuesi zhytet pa e kuptuar, thellë e më thellë një realiteti mbushur me humnerat dhe kurthet ekzistenciale, ku përpëlitet individi i kohëve moderne në luftën e tij për mbijetesë. Në gjithë këtë klimë acide ka individë, bota e brendshme e të cilëve u ngjan ishujve të vetmuar apo oazeve jetëdhënës të shkretëtirës.
I tillë është protagonisti i romanit, Koli Dega, i cili është përvijuar mjeshtërisht nga autorja si profili ideal i artistit dhe njeriut. Ky personazh me profesionin e klounit, i cili i kundërvihet sërës së klounëve realë, ka një rrezatim kaq të fuqishëm, sa lehtëson edhe procedimin artistik të shkrimtares në një kreshendo thuajse të përkryer. Koli artist dhe njeri, është magneti që thith rreth vetes të ngjashmit e vet. Gjatë gjithë librit bie në sy një aftësi e pazakontë e autores për të depërtuar në shpirtrat e personazheve, për të hyrë në lëkurën e tyre dhe për ta vëzhguar realitetin nga pozicionet e brendshme të heronjve të veprës.
Krahas artikulimit elegant të verbit artistik dhe alkimisë befasuese të fjalës, autorja Endiza ka në këtë vepër shumë çaste digresive, përsijatje dhe meditime psikologjike, sociologjike e deri filozofike. Përfundimisht ky libër i ngjan një simfonie ndërtuar mbi klithmën njerëzore, vlerën kryesore e ka te ndërtimi i kultit të njeriut. Nëpërmjet mesazheve që përcjell, libri ndihmon për t’i vënë në dukje lexuesit të cfarëdo moshe se bota agresive që rrethon shoqërinë tonë luftohet nëpërmjet virtytit, mirësisë dhe durimit.
Kjo vepër përbën një sukses jo vetëm të autores Endiza Dizdari Dema, por një stacion të rëndësishëm leximi dhe një akt të vërtetë kulturor e artistik.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase