Tingujt Shungullues Te Shpirtit

B22005
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

LAZËR SHANTOJA u lind në Shkodër më 2 shtator 1892.
Studimet e larta i kreu për Teologji në Insbruk dhe në vitin 1915 u shugurua meshtar. Shantoja ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe një ndër esperantistat e parë shqiptar. Fletoret e tij janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto.
Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e parë të P. Anton Harapit në punimet dhe botimin e së përkohshmes, "Ora e Maleve”, së bashku me Luigj Gurakuqin, duke u bërë dhe redaktor e një nga firmat e saj kryesore. Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimorë, kulturor e ironik, tejtonë, poezi të vetat apo të përkthyera.
Në fillimin e viteve '40, ai mbështeti plotësisht qeverinë e Mustafa Krujës dhe bashkë me të, Ernest Koliqin, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën e disa të tjerë themeluan në Tiranë 'Institutin e Studimeve Shqiptare.
Menjëherë me ardhjen në fuqi të regjimit komunist, më 4 shkurt 1945 u arrestua në Sheldi, ku ishte strehuar prej pak kohësh e më pas dërgohet në burgun e Tiranës, duke u bërë kështu një ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit.
Me 5 mars 1945 Dom Lazër Shantoja u pushkatua në rrethinat e Tiranës, mbas një gjyqi farsë. Në vitin 2016, është shpallur i lum nga Kisha Katolike, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase