Terminologji Informatike

B23792
600 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 600 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Digjitalizimi dhe lidhja në internet e veprimtarive shoqërore dhe e krejt informacionit të lidhur me to po ndikojnë në një masë të madhe te gjuhët e vendeve të ndryshme. Për këtë arsye, aspektit cilësor të gjuhëve në internet po i kushtohet një vëmendje e veçantë vitet e fundit. Nisur nga vrojtimet tona, problemet e drejtshkrimit, shtrembërimet fonetike, mospërshtatja e fjalëve të huaja dhe çështje të tjera të shkrimit të shqipes në internet janë serioze dhe po shfaqen në mënyrë të frikshme e me pasoja të shumta. Këto problematika kanë qenë shtysat kryesore për punën studimore që paraqitet në këtë libër, i cili përfaqëson një shqyrtim të gjerë bibliografik të përqendruar tek terminologjia e teknologjisë së informacionit dhe botimet e lidhura me të. Pavarësisht titullit të përmbledhur që kufizohet tek disiplina e informatikës, bibliografia e shqyrtuar është e larmishme dhe analiza terminologjike shtrihet jo vetëm në drejtimet më specifike të informatikës, por edhe në fusha të tjera të lidhura ngushtësisht me teknologjinë e informacionit, si matematika, logjika, statistika, elektronika analoge, elektronika numerike, telekomunikimi etj. Veç vënies në dukje të problemeve, jemi përpjekur të japim zgjidhje për secilin prej tyre duke sugjeruar përkthime për shumë fjalë e shprehje të vështira, duke propozuar neologjizma, duke sugjeruar rijetësimin e disa fjalëve të harruara etj. Diskutohen me imtësi rreth 500 kuptime fjalësh e shprehjesh, që shoqërohen me rreth 600 citime nga bibliografia. Secili citim përfaqëson një përdorim të saktë, të pasaktë ose të diskutueshëm të fjalës që shqyrtohet. Është zhbiruar fund e krye terminologjia në 31 tekste shkollore, nga të cilat 19 janë për klasat e arsimit parauniversitar dhe 12 për lëndë të ndryshme të arsimit universitar. Janë shqyrtuar gjithashtu me imtësi 2 tekste universitare në gjuhën italiane (për referenca ndërgjuhësore), 9 fjalorë të vjetër shumëgjuhësh (në gjuhën shqipe dhe disa gjuhë të tjera) të disiplinave tekniko-shkencore, 3 fjalorë në gjuhët angleze, italiane dhe frënge, 4 fjalorë të përgjithshëm në gjuhën shqipe (FGJSSH dhe tre të tjerë), 2 botime të natyrës informuese, 2 studime gjuhësore, si dhe 4 artikuj studimorë të viteve të fundit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase