Te Gjithe Premtojne Parisin

B16128
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Të gjithë premtojnë Parisin", është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe. I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit. Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, "Të gjithë premtojnë Parisin", është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false...

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase