Shqiptaret Ne Luften E Dyte Boterore ii

B23673
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Kopertine e bute
Projekti që mori udhë para shumë vitesh për të shkruar një histori të shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, me botimin e këtij vellimi të dytë mund të quhet i kryer. Vepra të tjera janë shkruar e do të shkruhen për këtë temë që vazhdon të mbetet ende shumë tërheqëse për lexuesit shqiptarë. Brezat e rinj shqiptarë nuk e përjetojnë këtë histori me atë gjallëri dhe me ato emocione si paraardhësit e tyre. Është e njohur se koha i relativizon ngjarjet dhe e bën gjykimin e tyre më matur e objektiv. Mendjet e militarizuara e me barut të thatë në gojë, për fat të mirë, janë pakësuar shumë dhe në llogoret e vjetra të luftës verbale kanë mbetur vetëm ushtarë që nuk e kuptojnë kohën që jetojnë.
Janë bërë përpjekje që ashtu si në vëllimin e parë edhe në këtë të dytin të shkruhet një histori sa më afër së vërtetës, sa më realiste e njerëzore. Eshtë e vështirë që të gjendet mesi i artë i objektivitetit për historinë e një lufte që i ka ndarë shqiptarët. Jo çdo njeri që merr penën e shkruan për ngjarje apo figura historike mund të quhet historian. Aq më tepër kur ballafaqohet me çështje të koklavitura, që nuk mund të sqarohen me fraza subjektiviste e mendësi folklorike. Historia shkruhet me dokumente dhe ndihmohet nga burime të tjera që quhen të dorës së dytë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase