Shqiptaret Ne Kerkim Te Nje Fati Te ri

B03343
300 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. I përkthyer në 45 gjuhë, i cilësuar edhe si një prej shkrimtarëve dhe intelektualëve më të shquar europianë të shekullit të 20-të. Sepse krijoi një vepër me karakter universal por ama qe rrënjët i ka thellë në mjedisin, tokën shqiptare.
I lindur në qytetin e gurtë, Gjirokastër, më 28 janar 1936, ku do të kryente studimet fillore dhe të mesme e ku në moshën 13vjecare do të shprehte frymëzimet e para djaloshare në poezi. Me studime të larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi, e më pas nga viti 58-60 në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. Rikthim në atdhe si gazetar dhe letrar me vëllimin poetik Shekulli im, romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, “Përbindëshi”, Kështjella, Kronikë në gur, të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës. Më pas Dimri i vetmisë së madhe, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Ura me tri harqe”, “Kamarja e turpit”, “Komisioni i festës, Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën, Pallati i ëndrrave, “Krushqit janë të ngrirë” e shumë të tjera.
Paçka se jetoi e mbijetoi duke qenë shkrimtar në kohën e censurës së ashpër të realizimit të socialist shqiptar, duke përcjellë edhe frymën e kufizimet e kohës, Kadare vlerësohet se edhe iu shmang asaj filozofie në mënyrë të jashtëzakonshme me një disidencë të heshtur. Vepra të tij si Përbindëshi, Nëpunësi i Pallatit të Endrrave, Dimri i vetmisë së madhe, Nata me hënë, “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, Vajza e Agamemnonit u cilësuan dekadente edhe atëkohë e një pjesë e tyre u ndaluan.
Figurës së tij sa të adhuruar, por edhe të kritikuar nga anti-komunistët për qëndrim jo të hapur kundër regjimit,albanologu i njohur Robert Elsie i përgjigjet se: “Situata në Shqipërinë Socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë”.
Ismail Kadare, edhe pse prej më shumë se dy dekadash propozohet dhe gjendet ndër kandidatët kryesorë për të marrë cmimin Nobel në Letërsi, nuk e ka marrë atë, por ka rrokur shumicën e cmimeve letrare më të rëndësishme në botë si Cmimin: Prix Mondial Cino Del Duca; cmimin Bokacio në Itali, Man Booker International Prize në Britani, çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet në Spanjë, çmimin Lerici Pea po në Itali, Çmimin Jeruzalem në Izrael,cmimin Nonino po në Itali si dhe titullin “Komandant i Legjionit të Nderit të Francës. Ndërsa gëzon edhe titullin Nderi i Kombit, dhënë nga Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Që nga viti 1990 Kadare jeton mes Francës dhe Shqipërisë. Në Francë, si anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike, mes Parisit dhe Tiranës. Pikërisht në vendin e parë në botë që botoi për herë të parë në gjuhë të huaj, në frëngjisht një vepër të Kadaresë, romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ne vitin 1970 e që e kandidon cdo vit për cmimin Nobel.
Ka deklaruar në vitin 1997 se ka hequr dorë nga shkrimi i poezive kurse në 2011 se kishte hequr dorë nga shkrimi i letërsisë artistike. Megjithatë vepra të tij të zhanreve të tjera vazhdojnë t’i vijnë lexuesit shqiptar. Shkrimtari gati 83-vjecar ishte edhe vetë i pranishëm në panairin e librit Tirana 2018 dy muaj më parë, ku promovoi dhe nënshkroi autografë për lexuesit shqiptarë për librin e tij të ri: “Kur grinden sunduesit”…..të cilët Kadare ndoshta i duroi, por kurrë nuk i dashuroi! “Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i madh i kohës sonë”, do të shprehej kritiku francez, Alains Boske në të përditshmen franceze Le quotidien de Paris.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase