Shpirtrat E Nje Toke

B21180
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ky roman zë fill në fund të vitit 1990, vit i ndryshimeve të mëdha, për t’u kthyer në retrospektivë tek fëmijëria e hershme të pesonazhit në vetë të parë, duke e kapërcyer këtë kohë dhe duke shkuar drejt viteve 2000. Kjo në fakt, është vetëm pjesa e parë e romanit, e cila ndahet në 8 kapituj, mes të cilëve alternohen disa intermexo të shkruara në një gegnishte letrare të pretenduar, e cila mbështetet kryesisht në rregullat drejtshkrimore të përdorura nga Martin Camaj e Ernest Koliqi, por edhe nga Gjergj Fishta. Në gjithë pjesën e parë, qëllimisht nuk përdoret asnjë emër i përvetshëm. Pjesa e treguar në gjuhën shqipe të njëhsuar, është shkruar duke respektuar sa më shumë që ishte e mundur standartin, bëjnë përjashtim vetëm dialogjet.
Pjesa e dytë është shkruar në një gegnishte pak më të lehtë, duke pretenduar një standart të saj për shekullin XXI. Këtu, në ndryshim nga pjesa e parë, kalohet deri në “tepri” të përdorimit të emrave të përvetshëm, duke patur si qëllim evokimin e të gjithë atyre korifenjve, që i kanë sjellë vlera të pazëvëndësueshme letërsisë shqipe. Për t’i kthyer borxhin pjesës së parë, për disa dialogje në gegnisht; në këtë pjesë, ka një dialog mes një italiani e përkthyesi, ku fjalët e italianit japen në gjuhë letrare standarte, të alternuara me përgjigjet kontrastuese të përkthyesit në gegnisht. Gjithashu, disa sprova të shkurtra letrare të personazhit, që në këtë pjesë “flet” në vetë të tretë, janë dhënë në standart.
Epilogu, ka për qëllim të vendosë rregull në mendimet e lexuesit, duke qartësuar dhe joshur drejt mesazhit letrar, pa e humbur ndjesinë e realizmit magjik. Edhe epilogu shkruhet në gjuhën e njëhsuar, me perjashtim të dialogjeve; si dhe flitet sërish në vetë të parë.
Në fund ka dy faqe fjalorth, me 82 fjalë të gegnishtes, të shpjeguara në gjuhën shqipe standarte.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase