B18932
1.050 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një grua, një mbret- dy personazhe historike, kohë mes dy luftërave botërore, një vallëzim, thyerje rregullash, një vrasje e mistershme, një dashuri, lufta për pushtet. Një kaos i tërë jetësor të cilin Alfred Peza di ta rendojë aq natyrshëm sa lexuesi çdo faqe të romanit do ta lexojë gjithë kureshtje, përshkrimi deri te pikat më të pavërejtshme, numeracioni deri te fazat më të zgjeruara, proverbat, do të na bëjnë të shohim dhe të ndiejmë frymën e atëhershme të Shqipërisë, njëkohësisht edhe prapavijën e një shoqërie të sotme.
Sara Blloshmi, Sarah një emër princeshe, gruaja e një deputeti, mbesa e Ismail Qemailt, e lindur dhe rritur mes perëndimit e lindjes, do të arrijë të jetë gruaja më e civilizuar, gruaja më e bukur dhe e përfolur e Shqipërisë së Ahmet Zogut. Ajo me një vallëzim të lehtë, pa ferexhe dhe me një fustan të shkurtër do të arrijë të ndryshojë botëkuptimin e Ahmet Zogut për ndryshimin e Shqipërisë drejt perëndimit duke lënë pas kanunin dhe ligjin islamik. I gjithë romani në qendër do të ketë dy personazhe historike, Sara Blloshmin dhe mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun, por që romani nuk do të mbetet vetëm tek historia, ai do të gërshetohet nga romanca dhe misteri, mbështjellë nga petku artistik dhe tërheqës qoftë nga ana historike- ku preket periudha e Shqipërisë gjatë Mbretërisë së Zogut, qoftë nga pjesa e misterit – thurja e zbulimi i vrasjes së Selahudin Blloshmit, dhe nga ana sentimentale apo dashuria e Ahmet Zogut për Sarën. Nga Donjetë Telaku

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase