Rexhep Qosja Filozof, Ideolog Dhe Politikan I Ceshtjes Kombetare

B23001
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Qosja ka ndezur dritën e përjetësisë, për t'u thënë të gjithëve se nga duhet ecur e si duhet ecur për të bërë hapa të sigurt, që të arrijmë atje ku është caku ynë.
Duket sikur Qosja për të krijuar veprën e tij ka thirrur në ndihmë shpirtin kombëtar shqiptar dhe shpirtin njerëzor, për të marrë prej tyre gjithë fuqinë krijuese e tejpamëse, për të bërë të mundur krijimin e një lënde që të ndritë rrugën e lirisë, të drejtësisë dhe të barazisë njerëzore, duke e konsideruar njeriun si qenie të shenjtë, që ka të drejtën hyjnore të gëzojë jetën që i është falur me të gjitha bukuritë dhe liritë e saj.
Fuqia që na vjen nëpërmjet ideve, mendimeve, vërejtjeve dhe porosive të veprës së Qosjes është e pashtershme, ajo është aq e dendur sa rëra e detit, që nuk ka asnjë boshllëk por mbush plotësisht çdo hapësirë të nevojshme.
Qosja është thirrur në detyrë të bëjë veprën, pa menduar fare se kush e si do ta bëjë gjykatësin.
Filozofia e Qosjes ka dhënë prova të pakontestueshme të saktësisë së mendimit
parashikues dhe të ideve vizionare.
Qosja është komandant që qëndron pranë frontit, që është drejtpërdrejt në front, që i shikon luftëtarët e tij në sy, që e shikon armikun përballë, që e tërheq këmbëzën e pushkës së tij drejt atje ku duhet, duke e parë edhe se ka goditur në shenjë ose jo.
Qosja është pasqyra nëpër të cilën kush dëshiron ta shohë mund të shohë fytyrën e vërtetë të politikës, të gjendjes së shtetit, të gjendjes së kombit, të gjendjes së zhvillimit, të gjendjes së unitetit shtetëror e kombëtar, të gjendjes së funksionimit të ligjit, të gjendjes së funksionalitetit të administratës e administrimit, si dhe të gjendjes së zhvillimit kulturor.
Kudusi Lama

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase