Procesi : 3k / 1988

B21126
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Jemi në Tiranën e fundviteve ‘80. Një student burgoset. Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken. Ka tension në rrëfim, humor, ka zymti nëpër kryeqytet, poredhe në rrethinat ku lëvizin personazhet. Si prani e pashmangshme e moshës së rinisë, ka edhe çaste të bukura jetësore, personazhe plot gjallëri, disa prej tyre me identitet të vërtetë. Tridhjetë vjet më pas, lexuesi e njeh hartën e asaj Tirane të populluar nga studentët e revoltuar, si një parathënie e ditëve që po vinin. Përtej rrëfimit të autorit, ndonjëherë me nota surreale, përtej ngërthimit që të ndjek duke e lexuar, romani është edhe një dëshmi, thuajse historike, e dridhjeve nëpër të cilat kaloi Shqipëria në prag të shndërrimit të madh.
Arbër Ahmetaj, dalëngadalë, po formon klubin e lexuesve të vet, jo nga ata që brohorasin për suksesin e tij, por nga ata që shkëmbejnë mes tyre entuziazmin dhe ndjesinë se kanë privilegjin të lexojnë një autor të veçantë. Nga libri në libër, ky autor sjell forma të ndryshme rrëfimi, edhe pse këmbëngulja për thelbësoren nuk ndryshon. Letërsia e tij, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo metaforike, me një stil të rrjedhshëm e befasues, pasqyron shoqërinë shqiptare në krizë e në gëzim, në konflikt e në dashuri, me zhbërje të kufirit mes mitit dhe realitetit. “Procesi: 3k/1988” është nga ata libra që të mbajnë ulur deri në faqen e fundit.
“Lëvizja e karaktereve, ekonomia e mjeteve dhe tonet e errëta, bëjnë që gjithçka të duket si një vënie në skenë, e projektuar për të shkaktuar drithërimë!” Radu VOINESCU, Cafeneaua Literara

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase