Pikaso Prej Ajri

B16841
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Romani Pikaso prej ajri i autorit Roland Gjoza, në tërësinë e elementëve thadrues, në narrativë dhe figurimin estetik, në ligjërim dhe plazmimin e personazheve, vjen në shekullin e ri, si befasi shkrimore e prozëshkrimit në gjuhën shqipe. Në frymën e vet është një tekst, që në mënyrë të veçantë, rrok dhe pikturon shpirtin dhe po kaq, hapësirat e pamatshme të tij, kurse si teksturë shkrimësie letrare, gërsheton dhe shpalon ngjyresat klasike dhe postmoderne, në strukturë dhe poetikën e rrëfimit.
Autori, vënë në gjurmim të shpirtërores, që përfaqëson arti dhe artisti (të cilët në këtë kohë duket se jetojnë në zgripin e vet ekzistencial), tashmë duke thirrur në kujtesë Pikason (veçse të shpërndrruar në mjeshtër të ajrit), piktorin që çuditi shekullin e kaluar, sendërton botën romanore, që ka për univers shpirtin e njeriut dhe të artistit.
Kjo rrethanë e pazakontë e vlerës së përthyer në hapësirat e tekstit romanor, si shenjëzim i poetikës postmoderne, të sjellë në mend idenë e Umberto Eco-s, ku nënvizon se në letërsi kemi: një estetikë, bosht i së cilës do të ishte ironia intertekstuale, në librin Si të shkruaj. Shpirti i atyre që kapërcyen detin, kohën dhe muret, njerëz të zakonshëm dhe artistë, sërish mbetet pezull dhe i ngurtësuar në dy përmallime, në dy ekstaza shpirtërore siprane, shpirti i qenies që mbetet shtegtimesh, e prejnga burojnë vizëllima disafishe të një proze ndryshe.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase