Orakulli I Dodones

B21519
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në librin më të ri, «Orakulli i Dodonës»,me shënime, proza, përkthime, krijime me një domethënie të vetme: Një ditë - një emër, çdo ditë e vitit me një kushtim të veçantë, domethënie e kohës që jetojmë. Festat nuk kanë lindur kot, ato kanë një prejardhje, një trashëgimi, origjinë, e cila nesër kthehet në legjendë, gojëdhënë, paradoks, anekdotë, bëhet mundësi dhe filozofi, lind ideja e një vepre tjetër, thuret një këngë, poezi dhe një tregim e roman. Ja, nga ajo qelizë, duke vrapuar tek e vërteta. Kështu, me këtë ide të madhërishme është thurur ky libër interesant, që duke krijuar emrin e një dite, të një date, duke ruajtur historinë dhe jetën e përditshme, vetëm thjesht në një faqe jep një ngacmim prej të cilit buron një krijim letrar, një ngjarje historike, një zhbirim psikologjik... Dita e puthjeve, Dita e figurave të shquara, Dita e burrave të dheut, Dita kundër Stresit... Ja kjo ditë vjen më 9 mars. Dhe kushdo mund ta festojë më 9 mars. Pse jo? Kështu lindin festat. Dhe në Ditën Kundër Stresit ju dhe kushdo mund të njiheni me jetën dhe veprën e Sokratit, dijetari i Antikitetit, luftëtari i parë i luftës kundër një sëmundjeje të panjohur, që shumë vonë u quajt stress...
Ose, Dita e Gjithkujt... 13 mars. «Sot dola nga shtëpia dhe pashë që njerëzit ecnin vertikalisht...» shkruan shkrimtari Roland Gjoza, që në fillim të tregimit me të njëjtin titull...
Më tej, Dita e të Birësuarve (25 maj) ka në qendër Terencin, i birësuari i madh, në një formë krejt të veçantë, vdiq në moshë të re. Ky autor i kushtoi jetën e tij dhënies së një forme të veçantë në një formë krejt romake Komedisë së re Antike dhe me stil krejt të veçantë...
Dita e Parashikimit të së ardhmes (8 qershor). ...«Dhuntia» (po e quajmë kështu) që bën të mundur ta shohësh përpara se të ndodhë një ngjarje të caktuar dhe që mund ta parashikosh atë, ka qenë, është edhe sot dhe do t’i falet gjithmonë një numri shumë të vogël njerëzish, por që ajo është një realitet, madje një realitet i përhapur, kjo në asnjë mënyrë as që mund të vihet në dyshim...
Dita e shtegtimeve (11 korrik). Një shtegtim sipas shënimeve të veprës Albanien hartuar prej gjeografit gjerman Herbert Louis, botuar në vitin 1927. Mendo një turizëm tjetërlloj sipas këmbëve që ka hedhur ky autor i njohur... Ose Dita e Frazës së Zgjedhur (5 gusht) na njeh me Mopasanin (5 gusht 1850-6 korrik 1893). I mjaftuan 43 vjet të bëhet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Mjeshtë i shquar i Fjalës...
Dita e Ngjyrave (30 gusht), Dita e Enigmave (9 shtator), Dita e Marrëdhënieve Delikate, Dita e lodhjes së bukur, Dita e Shenjtë e Bukës, Dita e Krenarisë së Shfrenuar, Dita e Mbretërisë së Aromave, Dita e Energjisë së Tokës, Dita e Altruizmit, Dita e Mendimit të Fuqishëm...
Krijime për 366 ditë, për vitet e brishtë, çdo katër vjet...
Shpesh një libër i tillë mbetet në tavolinë. Çdo ditë. Çdo vit. Një jetë.
Siç i ka parashikuar Orakulli i Dodonës... Një sprovë ndryshe.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase