Nji Letersi Tjeter

B23185
900 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri asht nji studim mbi disidencën shqiptare gjatë diktaturës, nji vëzhgim mjaft i hollësishëm psikokritik se kush u angazhue me entuziazëm në metodën e realizmit socialist, si u krijue gara kush të botonte dhe të preferohej ma shum, analizë socio- psikologjike e morisë dërrmuese të krijuesve të asaj metode. Libri synon gjithashtu të pohojë disidencën ndër ne, por simbas kriteresh që burojnë nga kushtet specifike nën diktaturën shqiptare. Gjithashtu merren në shqyrtim, po me imtësi relativisht të pandodhun deri tashti, Zef Zorba e Lec P. Shllaku, të cilët shkruen nën diktaturë pa ndonji perspektivë botimi. Ky i fundit, tue qenë se asht prindi im, asht dhanë thjesht nën nji dritë ekspozuese e jo aksiomatike. Sa për Rreshpen e pamë si nji "outsider" i përjetshëm, jam përpjekë të baj nji qasje psikanalitike për të shenue edhe dukuninë e "amfibëve" në letrat shqipe të nji gjysmë shekulli.
Ky punim ka karakter polemik. Shkaku i parë dhe ma kryesori asht pa dyshim mungesa e burimeve që vjen prej mungesës së interesit për këtë letërsi. Pak autorë janë marrë me të. Pak e aspak. Gjatë kërkimeve të mia kam vu re se asnjeni prej modeleve të disidencave të vendeve të Lindjes komuniste nuk na bie përshtat, për shkakun e mirënjoftun se zhvillimet shqiptare qenë krejt atipike dhe çdo përshtatje e këtyne modeleve na len pa e pa veten realisht në pasqyrat e dijes së ftoftë dhe të pushueme.
Themelisht ky punim synon në spjegimin e shpirtit të epokës, të ndërpremjeve të traditës, por edhe të formave të reja që tradita gjeti për të mos u ndërpre. Studimi im e kërkimet janë të nji fryme psikokritike. Kjo lloj përqasje na duket se ndriçon ma mirë edhe veprat, edhe autorët, edhe epokën, edhe kohën, edhe klimën shpirtnore, artistike dhe njerëzore në vjetët e vështira të nji diktature shtëpiake të pashoqe në anullim dhe nihilizëm.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase