Njeriu Me Top

B00518
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Tregojnë se plaku Mere njëherë kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerëzit betohen se kjo që rrëfehet në fshatin Arun, nuk është përrallë, por e vërtetë si nata. Ai vdiq. Të afërmit e tij u mblodhën, e qanë, e mbështollën me qefin, e vunë në tabut dhe e morën për ta shpënë në varre. Binte dëborë dhe ishte ftohtë. Në mes të rrugës që nga tabuti u dëgjua një zë.
- Allah belaversën! Ç'është ky kiamet e kjo e ftohtë kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbër Jezit Shimbërllarin!
Ara që e mbanin, kur dëgjuan zërin e të vdekurit, u llahtarisën, e lëshuan dhe ia dhanë vrapit. Vetëm xherahu i fshatit Xheladin Durballia që mbante një gunë të madhe, nuk lëvizi vendit.
- O i madhi i më i madhit, ç'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytë në bardhësinë e ftohtë dhe vuri re vetëm xherah Xheladin Durballinë me këmbë të ngulura në dëborë.
- O hak i madh! Cili është ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetë shejtan Mulahimi?
-Jam unë xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunën në supe.
Ashtu të mbështjellë më gunë e shpuri gjer në shtëpi. E veshi me rrobat që mbante kur ishte gjallë, i ndezi kandilin dhe e vuri në dyshek që të vinte në vete. Njerëzit e shtëpisë ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetëm pleqtë e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bërë lugat.
Plakut Mere i shërbente vetëm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe për ata që kishin ardhur në shtëpi për ngushëllim, edhe për ata që nuk e kishin ngushëlluar.
- Demek filani e filani nuk më dashkan! - e ngriti kokën nga jastëku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gëzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bësh hi, e t'i heqësh zvarë, e t'i shposh në fytyrë e t'u lësh vrima atyre që s'më duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kështu tregojnë e këto nuk janë përralla, po të vërteta si netët.
Gjithë fshati Arun, e gjithë kazaja ç'merr mali i Kokallës e ç'zë lumi Krak u habitën me këtë ngjarje të padëgjuar ndonjëherë dhe thamë se tani do t'i vinte fundi botës. Pastaj njerëzit mësuan, se plaku Mere jetonte me kandil të ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botës nuk qenkësh gjë! Prandaj ngritën edhe një këngë që nuk dlhet se kush e ka kënduar i pari. Kënga thotë:
Ty, mor plaku Mere,
në tabut të vunë,
të xhumanë e zezë
në varre të shpunë.
Po ti seç u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpëra-gjilpëra
ç'na u bë vuxhuti.
Në tabut të lanë,
këmbët dhè s'u zunë,
Xheladin xherahu,
të futi në gunë.
Xheladin Xherahu,
më t'u thaftë dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dëbora.
Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
më t'u thaftë krahu!

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase