Njerezit Vdesin Te Premten

B19574
1.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Njerëzit vdesin të premten" janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta narcizmin e vet.
Bota që ai percepton nuk është veçse vetja e vet e projektuar atje. Vetja e njeriut venitet, për t'u shfaqur përpara shqisave të tij si peizash, natyrë, aroma, tinguj shpesh të madhërishëm. Njeriu nuk del dot jashtë vetes.
Adhuron veten e tij duke u habitur përpara simetrive, rregullsive, ligjësive, të cilat në fakt nuk janë veçse produkte të logjikës së tij. Nuk e mendon dot kaosin. Prandaj kaosi shpërthen gjithandej si forcë e errët e pavlerësuar.
Midis riprodhimit të tij si vete, dhe njohjes së vetes së tij si natyrë, si mjedis rrethues shoqëror, pra si tjetër, njeriu lëkundet midis narcizmit dhe një strabizmi që ia dyzon të gjitha pamjet që ai vështron. Nuk sheh qartë.
Lind drama e madhe që e zbret njeriun nga iluzioni narcist i vetëhyjnizimit, duke e flakur në një jetë ku mplekset dëshira për të jetuar madhërishëm me përjetime mbushur me dhimbje, zhgënjime, gënjeshtra, mjerim. Njeriu – perëndi është njëherësh dhe një njeri i vockël.
Të kapur brenda kësaj dare lëvizin edhe personazhet e këtyre tregimeve, duke prodhuar ngjarje të papritura, të pambaruara, si copëza fotografish që pasi janë grisur nga një dorë inatçore, shpërndahen gjithandej në asfalt, përzierë nga një vrundull ere që vjen nga kurrkund.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase