B09128
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Prozator, dramaturg, skenarist filmash prej më se një gjysmë shekulli, qëkurse trokiti në portën e letrave shqipe, me rreth 50 tituj veprash. Teodor Laço zuri një vend të nderuar në gjerdanin e personaliteteve të kulturës sonë.
Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.
Është interesante të nënvizohet se, pas përmbysjes së komunizmit, pavarësisht nga pjesëmarrja tepër aktive në proceset politike të demokracisë, si kryetar i një partie të spektrit liberal, si deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 1994 – 1997 dhe ambasador në Federatën Ruse më 2006 – 2008, ai nuk rreshti asnjëherë përkushtimin ndaj letërsisë, duke botuar veprat më të mira të krijimtarisë së tij si romanet: "Një vit i hidhur", "Ishulli i mëkatarëve", "Vrasja e buzëqeshjes", vëllimet me tregime "Vdekja e nëpunësit X" dhe "Trokitje në shpirt", dramat "Kambanat e muzgut", "Vrasësit i lamë pas", librat me shënime publicistike "Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar", "Një dritare, një Kremlin" etj.
Veprat e tij, sidomos në gjininë e tregimit, janë përfshirë në botime antologjike si në "Description of a struggle", në tregime të zgjedhura nga autorë të vendeve, që dolën nga komunizmi (Londër, 1994), "Balcan beauty, balcan blood" (SHBA, 2007), në Francë, Itali, Rusi, Bullgari, Greqi, Turqi, kurse romani "Anul tristeii" në Rumani etj. Romani "Mjegull", sipas autorit, është vepra që ka dashur një akumulin dhe përsiatje prej 30 vjetësh. Teodor Laço është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit l dhe është shpallur "Nderi i Qarkut Korçë".

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase