B20890
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Romani rrëfen një përpjekje në grotesk të atyre që aspirojnë të shmangin ndotjen e mjedisit dhe zvetënimin shpirtëror, përndryshe tatëpjetën e shoqërisë njerëzore, si pasojë e arrogancës dhe etjes histerike për pushtet e pasuri të politikanëve e monopoleve. Z. Ndrio, një profesor në pension, pothuaj i vetmuar dhe patjetër i varfër, i përkushtohet mbrojtjes së mjedisit dhe kthimit të njerëzimit në ditët e tij më të mira, kur ende nuk ishte "dorëzuar" te zhurmat, plastika dhe kakofonia e elektronikës. Ai ka një ekip të vogël: Një "asistent", plak dede, që pret më kot për ndonjë shpërblim; dhe një zëdhënës, letrar delirant, që nuk duket asnjëherë andej, ngase e shkon tërë kohën me "artin" e të shkruarit. Ndonjëherë, "misionari" shihet edhe në shoqërinë e damave të cuditshme: kur një zonjë me prirje intelektuale që i vlerëson pasionet e tij, kur një pastruese me mendjen tek paraja dhe shtrati, dhe kur një grua në halle, që shet misra të pjekur tek qoshja e rrugës...
Por ndërkaq, profesori i mirë është gjithnjë i braktisur nga elita dhe nga VIP-at... E megjithatë, ai hidhet pa reshtur nga aventura në aventurë “ për të ndryshuar” Shqipërinë, rajonin dhe Botën... Qëllimi i parë i tij është sensibilizimi i shoqërisë për degradimin ku po rrëshket; profesori zhvillon takime në shkolla dhe azile, në biznese, në TV, planifikon debate me zyrtarë të lartë, që nuk e qasin tek dera, tenton lidhje me organizata ndërkombëtare, që gjithashtu janë të pushtuara nga “Djalli”... Profesor Ndrio është një ëndërrimtar, një “luftëtar” që për shkak të rrethanave, bëhet grotesk me vepra që rëndom mbyllen në mënyrë zhgënjyese. Qasja groteske në këtë gjetje, është e garantuar.

Reviews
No reviews found