Miq Dhe Armiq

B23541
1.300 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ne historinë moderne të shtetit shqiptar dallohet qëndrimi në Luftën e Dytë Botërore, ku Shqipëria u radhit me Aleancën e madhe Antifashiste dhe u realizua me forcat tona çlirimi nga pushtuesit nazifashistë. Vendi do të rindërtohej, do të kapërcehej prapambetja e trashëguar dhe do të zhvillohej me ritme të shpejta. Sistemi i ri politik mendohej i përjetshëm. Vdekja dihej, por nuk mund të mendohej rënia e socializmit e komunizmit. Lufta e klasave, ndërprerja e lidhjeve me bashkëkombësit në shtetet e tjera e në migracion, mbyllja e kufijve e izolimi ekstrem, ekonomia jorentable e vendit të vogël të ndërtuar mbi parimet e një shteti të madh, frika nga pushteti dhe propaganda për indoktrinim si vendi me popull të lumtur nuk lejonin të njihej qytetërimi perëndimor dhe nuk kuptohej se ishim të fundit dhe më të varfrit në Evropë. Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë Mehmet Shehu e Ramiz Alia që drejtuan vendin, fajësohen për pushtetin autoritar të maskuar me luftën e klasave.
Gjendja politike do të tronditej me vdekjen e papritur të kryeministrit Mehmet Shehu në mesnatën ndërmjet datës 17 dhe duke aguar 18 dhjetor 1981. Ngjarja u publikua nga udhëheqja një ditë me vonesë, me motivin se: "vrau veten si pasojë e krizës nervore!". Por nuk ishte bindëse. Populli dyshonte, akuzonte sa mundej për eliminimin e mikut të ngushtë të udhëheqësit. Linçimi dhe ndëshkimi si armik, tradhtar e si poliagjent i Perëndimit dhe i Lindjes përforcoi dyshimet për krimin e organizuar shtetëror të kryer në Bllok, në territorin më të fortifikuar e të mbrojtur me potencialin ushtarak, përdorimin e teknikës bashkëkohore dhe zbatimin e metodave të fshehta agjenturore të ruajtjes së pushtetit të diktaturës. Ndihej rënia e mitit të udhëheqësit, e sukseseve të trumbetura në Kongresin e 8-të të PPSH-së, tronditja e situatës politike e ekonomike, rëndimi i nivelit të jetesës, mungesa e mallrave e ushqimeve ditore.
Motivi i "vetëvrasjes" nuk u mirëprit, siç ishte menduar dhe kërkohej nga udhëheqësi, me solidarizim entuziast nga populli, me unanimitetin dhe besimin te Partia e tek autoriteti i Enver Hoxhës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase