B17484
600 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Personazh i këtij romani është Lufta II Botërore. Ajo sundon, shkrihet mes bëmash, paracakton sjelljet e personazheve. Megjithatë ka një që duket si “rrapi i fshatit”. Ky është Thimjo Loli. Ikën e vjen faqeve të librit, diku humbet e diku rishfaqet, por ai aty mbetet: ose i pranishëm, ose i nënkuptuar. Është një kapedan grek i minoritetit në zonën e Vurgut të Sarandës. I ngjan një cungu me rrënjët ngulura thellë tokës ku ka lindur dhe është rritur. Por koha e Luftës dhe ndryshimeve të mëdha që ndodhin po e shkul atë rrënjë dhe po e degdis s’dihet se ku. Ai merr udhën deteve, si Odisea qëmoti, për t’u kthyer në Itakën e tij pas luftërave të gjata në Trojë. Por Korfuzi ku po shkon nuk është tamam Itaka e tij, është dheu dhe ishulli përballë që e lag po ai ujë, një karakoll i vjetër kujtese i atdheut, Greqisë. Itaka e tij janë toka dhe fshatrat ku ai ka lindur, ku është rritur, ku ish bërë kapedan e mbrojtës i saj. Itaka qe krahina e Vurgut. Prej saj po largohej me sytë e kthyer pas dhe detin në mes. Kish ngarkuar një ëndërr mbi shpinë, “Autonominë e Vorio-Epirit”. Ëndërr që i ishte bërë zhgjëndërr. Askush nuk e donte më atë ëndërr, të gjithë e kishin braktisur: një palë me sloganin e vëllazërimit të popujve e vendeve, ku kufiri midis tyre do të zhdukej (komunistët këndej e andej kufirit, pra “festet e kuqe”) dhe një palë me sloganin e krijimit të një shteti me dy vende, dy atdhe, federatës greko-shqiptare (pushtuesit italianë e gjermanë, Balli Kombëtar dhe “festet e zeza” të nacionalizmi grek). Në mes tyre ishte Thimjo Loli, kapedani që dukej sikur vinte nga zgafella e historisë. Dëshira, ëndrra dhe projekti i tij ishte një dështim, një ëndërr për shumë grekë, shpesh e keqpërdorur nga politika. Gjithsesi një ëndërr. Dhe ëndrrat, përveç ankthit, e mbajnë shpresën ndezur. Dhe, ndoshta, shpresa fle më shumë jo aq te mitologjia apo antropologjia e Thimjo Lolit, por tek ajo prirje kozmopolitiste e të ardhmes kur jo “toka”, “atdheu”, “miti’, “historia” janë qendra, por NJERIU si qenie, instinkti dhe ontologjia e tij për të jetuar në paqe, i sigurt dhe bri TJETRIT. Kjo, me sa duket, është BASHKËSIA më e madhe që sjell qytetërimi i sotëm.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase