Mes Per Mes Europes Deri Ne Paris

B15977
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Fragment nga libri : Vrapoj drejt trenit. Ngjis shkallët me nxitim. Nuk jam vonë, por sa herë udhëtoj, mbërrij në stacion shumë më parë se të niset autobusi apo treni.
Nuk e di që kur më ka mbetur ky zakon, nuk më kujtohet, ndoshta ka qenë gjithmonë kështu.
Kam filluar të udhëtoj që e vogël. Prindërit e mi banonin në Tiranë, gjyshja dhe tezet në Korçë, ndërsa unë jam rritur midis Tiranës dhe Korçës.
Më shpesh, më shpinte në Korçë, e më merrte prej andej babai, që ishte shofer, por rastiste të udhëtoja edhe e vetme me mjetet e linjës.
Në stacionin e trenit në Tiranë, mamaja njihte ndonjë fytyrë korçare dhe më linte me amanet “ma ki kujdes çupkën, se mos më humbë në Elbasan”, atje ku merrej autobusi pasi kishim bërë nja 3 orë rrugë me tren.
Më e thjeshtë ishte për tezet, sepse duke u nisur me autobus nga Korça, mundësia për të njohur dikë, tek i cili të më besonin ishte më e madhe. Fjalët ishin po ato : “amanet mbeskën se mos na humbë në Elbasan kur të marrë trenin”.
Sigurisht, pas premtimit, u ç’është ajo, mos u bëj merak, më ledhatonin faqkat, u sa të kuqka, si mollkë e fshirë, më pyesnin për emrin dhe, a me zinte autobusi, pastaj fillonin të merreshin me sistemimin e çantave në vendin me rrjetë që ishte sipër stolit.
Kujt i takonte vendi në mes të dy radhëve, shfrynte gjithë inat duke pritur në këmbë sa të kalonin gjithë të tjerët.
Pasagjerët ndjeheshin të lodhur akoma pa u nisur sepse valixhet, shpesh të bëra me kompensatë, të mbartura me krahë nga shtëpia deri në stacion, ishin të rënda. Pastaj, nëpërmjet shkallës duhet t’ia kalonin hamallit, që ti sistemonte sipër autobusit, duke i lidhur me litarë.
Në stacion dëgjoheshin të thirrurat e shoferëve : për Elbasan, për Bilisht, për Ersekë, ose edhe me shkurt : Biliiishtiii, Elbaasaaaniii.
Dukej sikur gjithë Korça po zhvendosej, sepse për një person që nisej, vinin 3 - 4 të tjerë që e përcillnin.
Ata që niseshin, pasi kishin zënë vend, përshëndesnin me dorë ata që mbeteshin në stacion.
Mezi prisnin që përcjellësit të largoheshin: …e po ikë tani, çto presësh, ja, sikur jemi nisur - u thoshin me ton dashamirës.
Fytyra e përcjellësve shprehte një lloj pikëllimi që nuk kuptohej në ishte keqardhje për atë që nisej, apo për veten që nuk nisej por, sidoqoftë nuk largoheshin derisa autobusi të merrte rrugën.
Vetëm pasi stacioni, zhurma, përcjellësit, hamejtë, mbeteshin pas, pasagjerët, rehatoheshin duke marrë frymë thellë.
Premtim dhënësit që do të kujdeseshin për mua, ndërkaq më kishin harruar.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase