Lumi I Vdekur

B16604
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Fragment nga libri: Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato ktheheshin nga kisha e Shën – Gjergjit për në shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e terura të buajve, nga halat e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin njerëzit e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë. -Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!... foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte. Qetë, sikur t'u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në urë. Gratë, që ndjenë në vithe frytjen e vakët të kafshëve, bënë mënjanë të lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetur nga gjithë ç'pati ena e pëshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.-Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç'kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur!... foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën. -Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!... mallkoi plaka. - Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o zot!... Që mos i vafshi të gjallë, O Shënmëri!... truante e nëmte një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e turbullt, që shkonte atje poshtë, po ia mirrte mendtë me vehte. Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij: - Qëkur na mallkoi zoti, s'kanë ç'na bëjnë munxët e robit...

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase