B12588
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui. Libri i të Vdekurve, që konsiderohej fort i vjetër qysh në kohën e mbretërimit të Semtit, mbret i Dinastisë së Parë, u kopjua, u rikopjua dhe u shtua nga breznia në brezni përgjatë një periudhe prej afër 5000 vjetësh. Egjiptiani i përshpirtshëm, qoftë ky mbret a bujk, mbretëreshë a shërbëtore, jetonte me mësimet e Librit të të Vdekurve ndër sy; ai kallej në varr në pajtim me udhëzimet e tij dhe mbështeste shpresën për jetë a lumturi të amshuar në efektshmërinë e himneve dhe lutjeve të tij, si dhe në fjalët e fuqisë. Kapitujt e librit ai nuk i konsideronte si një lëndë për ushtrime gramatikore, por si udhërrëfyes të tërëfuqishëm përgjatë rrugës, e cila, pasi kalonte mespërmes vdekjes dhe varrit, e shpinte atë në mbretërinë e dritës dhe të jetës dhe në praninë e qenies hyjnore, Ozirisit, atij që ngadhënjeu mbi vdekjen, atij që bëri të mundur "rilindjen" e burrave dhe të grave.
Reviews
No reviews found