B22924
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Historia e Tomorricës në gjysmën e dytë të shekullit XX jepet në pesë kapitujt e këtij libri. Zhvillimet politiko-shoqërore dhe ekonomike të pasçlirimit jepen në kapitullin e parë me 60 faqe. Historiku i pushtetit vendor dhe shërbimi shëndetësor trajtohen në kapitullin e dytë me 72 faqe. Historiku i arsimit dhe shkollave të krahinës në shekullin e XX së bashku me rubrikën e enciklopedisë së disa specialistëve të moshave të ndryshme do ti gjejmë në kapitullin e tretë me 254 faqe. Tradita, zakone dhe kënga polifonike trajtohen mjaftueshëm në kapitullin e katërt me 83 faqe. Manuali statistikor për popullsinë, familjet dhe kryefamiljarët e vitit 1950 në të gjithë krahinën do ti gjejmë në kapitullin e pestë me 99 faqe.
Tomorrica e kësaj periudhe njohu zhvillime të mëdha në bujqësi e blegtori, në shërbimin shëndetësor dhe zhvillimin spektakolar të arsimit. Por përkundër këtyre arritjeve njohu edhe varfërinë kolektive për shkak të politikave centralizuese të regjimit. Sikundër edhe mungesën e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut. Tomorrica si rrallëkush midis krahinave të vendit njohu jo vetëm zhvillimin ekonomik e shoqëror, por edhe represionin kolektiv të saj.
Për të gjitha këto në libër jepen të dhëna dhe shpjegime të mjaftueshme për të kuptuar frymën e kohës që jetuan tomorricarët në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Megjithatë një ndalesë e shkurtër në radhët e kapitujve do të nxitë kuriozitetin e lexuesit.

Reviews
No reviews found