Jehona Ngacmimesh Te Cuditshme

B23040
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Jehona ngacmimesh të çuditshme” është vëllimi i tretë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. 41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin. Autori Edmond Tupja (1947) është përkthyes, publicist, leksikograf dhe shkrimtar shqiptar. Ka studiuar në Francë dhe konsiderohet si një nga përkthyesit më të mirë të gjuhës shqipe. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike, si p.sh., “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd”, “Fjalor erotik i gjuhës shqipe”, “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh” dhe “Po shkoj të kap Enisin”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.

Fragmente nga libri
1) Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, m’u zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha në kërmill, t’i ngjitesha ngadalë, shumë ngadalë, ta përkëdhelja me brirthët e mi, ta njomja me lëngun tim thelbësor, t’i lëpija, pija, përpija vesën mbi petla; pastaj ndërrova mendim: më mirë të kthehesha në bletë të egër, të shkoja e t’i futesha mes petlave, t’i thithja nektarin, nektarin blu, për të prodhuar një mjaltë qumështor të rrallë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase