Fytyra E Simurgut

B15209
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Fytyra e Simurgut" është romani më i ri i hedhur në treg nga shtëpia botuese " Saras", me autor Gazmend Krasniqin. Libri që i kushtohet jetës së poetit Frederik Rreshpja, natyrës antikonformiste dhe talentit të jashtëzakonshëm, raporteve ikonoklaste me klishetë e ideologjisë dhe politikës, nga njëra anë dhe jetës e krijimit nga ana tjetër u promovua dje në Festivalin e Librit dhe Artit. Një trajtim i fatit të njeriut në përgjithësi dhe të poetit në veçanti. Pas librit " Shitësi i Apokalipsit", shkrimtari Gazmend Krasniqi vjen për lexuesin me një tjetër roman, botim i shtëpisë botuese " Saras". " Fytyra e Simurgut", një roman i cili e çon në një tjetër dimension prozën e Krasniqit, me një formë e mendim ndryshe nga skemat që jemi mësuar të shohim në romanin shqip. Për të shkruar këtë rrëfim, ai është frymëzuar nga jeta e poetit të njohur Frederik Rreshpja. Në libër ai quhet Marin Baina dhe bën një tjetër udhëtim në jetën që la mëngjesin e 18 shkurtit 2006, kur mbylli sytë përgjithmonë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase