Flokeza Te Kuqe Bore

B17374
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një fragment nga romani :


"Ditët iknin e binin si rënia e yjeve . Tirana, kryeqyteti i vetëm në bllokun e vendeve ish - komuniste , filloi të marë një pamje të pashpjegueshme makthi. Ajo dukej si një njeri i vetmuar në mal madje s’kishte asnjë shpresë se një dorë njeriu do e shpëtonte. Tirana ishte braktisur nga koha. Një ftohtësi e zbrazët. Dyqanet ishin pothuajse bosh . Minjtë thyenin kokën brenda depove të mykura. Dyert e dyqaneve të qumështit ishin kthyer në një vijë e bardhë, në rresht të gjatë të njerëzve të krrusur nga mosha e dhimbja. Të gjithë ashtu në rresht në një radhë të tullave, gurëve e drurëve me xhunga . Një pjesë e njerëzve të cilët në heshtje demostronin humbjen e durimit për të pritur në radhë, për të mos qëndruar me orë të tëra në këmbë, në vijën e bardhë...preferonin ta zëvendësonin emrin e tyre me një copë gur, karton apo dru plot xhunga. Identiteti i tyre shpesh flakej në rrugë nga ata që konsideronin këtë si abuzim mbi ata që mbështetnin gurizin anës murit të ftohtë gri prej betoni e dremitnin derisa të oshëtinin bidonat me qumësht. Ndonjë pensionist i tejlodhur merte guximin e të marrosurit dhe shprehej nën dhëmbë: "jetë qeni, na u nxi jeta në rresht, në radhë e çohemi si lugatët natën për një litër ujë të bardhë!". Para një dere të thyer , ku në një cep varej një merimangë e ngordhur Drita ndali në heshtje dhe e kundroi qytetin me shumë dashuri dhe dhembshuri. Ishte ky imazhi i qytetit të saj të ëndërrave ? Mjerimi u shfaq mbi kryeqytet si një re e madhe gri e errët mbi ‘kubenë’ e xhamisë ku njerëzit e lodhur nga jeta guxonin ta lëshonin një klithmë pakënaqësia e t’i drejtoheshin në heshtje “Atij” lart për ndihmë. Në krye të ndërtesës më të lartë e të vetme në vend, ndërtesa me pesëmbëdhjetë dritare të mbydhura, hotel Tirana, kishte humbur shkëlqimin blu dhe rezatonte hijen gri të makthit. Në hyrje, dëgjoheshin takat e vajzave të bukura që kishin thyer tabutë e prostitucionit të ndaluar me ligj dhe praktikonin shitjen e mishit në treg. Mbas tyre vraponte ndonjë barkalec me kollare të kuqe që kishte pushtet. Ai s’mund të ishte veç ndonjë kryetar komiteti apo drejtor i fabrikës së përpunimit të lëkurës. Barkaleci kishte arrirë me bark klasën sociale. Barku ishte statut. Pozita ja favorizonte edhe pakëz shijim jete për të shpëtuar e marrë në dorë fatin e vejushave apo…
Rrugicat e qytetit i ngjanin korridoreve te palyera të një spitali psikiatrik. Njerëzit ecnin me kokë të ulur, varur deri n'tokë. Në qytetin e "ëndrrës" së Dritës jetonin në harmoni me njerëzit edhe shumë qen. Oh, sa shumë qen endeshin rrugëve natës për një kockë të harruar! Të shumtë ishin ata. Të pambarueshëm. Mund të thoje me plot bindjen se ishte qyteti me më shumë qen të 'lirë' në botë. Biles ata e kishin arrirë së pari ndjenjën e lirisë, pasiqë nuk kishin litar në kokë. As doktori nuk jua shponte propanicën me vaksina si ndodh shpesh në vendet jasht murit. Edhe të drejtën e fjalës e kishin: lehnin kur të donin e askush s'ju thoshte: "pse e the e si e the". Për shkak të mbipopullimin këlushët e tyre i varrosnin të gjallë nën tokë ose i hidhnin ashtu në lumin e Lanës. Qentë që lehnin natën ja shtonin kryeqytetit dekorin e makthit të madh. Lehja e tyre ishte si një këngë vaji kur plakat mallkonin e psherëtinin në heshtje “ta marë dreqi ta marë se nuk është shenjë e mirë, e vraftë reja se do hajë ndonjë kokë tjetër”. Qyteti ishte mbuluar nga një çadër e zezë frike…
Pasi dielli perëndoi dhe la mbrapa mbi majën e Dajtit një re manushaqe, Drita hapi dritaren që rënkoi me kërcitje dhe i nguli sytë drejt qiellit, hënës dhe yjeve . Në rrugë, jevgu i lagjes i binte sërish violinës së vjetër që Dritës i sillte një ndjesi romantike, shprese… Ajo i hapi sytë nga një pamje e çuditshme në qiell. Një imazh reje i një zane me libër në dorë e krahë të hapur…Drita mori një laps dhe shkroi mbi nje cep gazete: ka ardhur koha e ndryshimit. Fjala është e lirë…"

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase