Doktor Gjilpera Kater Perrallat

B15024
400 Lekë
(Including tax)
Out of stock
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Katër Përralla nga Zullulandi" është një cikël tregimesh prej të cilëve u botua vetëm njëri: "Një ambasadë e zulluve në Paris", në gazetën "Dielli" 1922. Ashtu si dhe vepra tjetër e rëndësishme e Konicës "Doktor Gjilpëra" dhe kjo mbeti një fragment i asaj që kishte menduar autori si vepër të plotë. Në ciklin me tregime "Katër përralla nga Zullulandi", Faik Konica trajton një temë origjinale me një subjekt disi të veçantë dhënë në një plan, kryesisht satirik. Gjithçka shihet me syrin e njeriut realist, për të cilën ajo çfarë dëshiron të shohë me atë që sheh realisht, ka një hendek gati të pamundur për t'i kaluar. Duke qënë i ndërgjegjshëm për këtë, në tregimin "Një am- basadë e zulluve në Paris", Konica i flet lexuesit shqiptar nëpërmjet tekstit dhe nëntekstit. Ngjarjet dhe personazhet e çojnë lexuesin në Afrikë, por disa nga problemet dhe shqetësimet nuk janë të huaja për shoqërinë shqiptare të kohës. Konica tregon për zullutë, si një popull i prapambetur i Afrikës, i shtypur nga kolonizatorët e huaj, që ndodhet në një nga udhëkryqet e historisë së tij. Bijt e tij më të mirë aspirojnë e përpiqen për një jetë të lirë dhe një shtet të pavarur. Por rruga drejt lirisë së vërtetë nuk është aq e lehtë, aq më tepër për popullin e Zullulandit që, ndonëse plot energji dhe kulturë origjinale, nuk e ka fituar plotësisht ndërgjegjjen kombëtare.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase