Djali Me Biciklete

B23505
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një djalosh gjashtëmbëdhjetëvjeçar mbërrin i vetëm në Jerusalemin e lënduar nga lufta çlirimtare, qytet i cili gjendet kaq larg Bagdadit prej nga vjen ky djalosh. I vetëm, ai siguron jetesën duke shpërndarë gazeta e duke bëre dërgesa postare me biçiklete për zyrën e kryeministrit, por pa diskutim që ëndërron një jetë krejt ndryshe. Rrjedha e jetës së këtij djaloshi të quajtur Nuri Halasxhi është e pabesueshme: familja e tij vendoset në një fshat të degdisur midis dunave të rëres, ku fqinjët e tyre ishin muzikantë të verbër; i ati e dërgon atë në kibuc që, të paktën te sigurojë një apartament për të tërhequr familie vendin e ri dhe më tej atij i bie barra të é integrohet në vendin evid
në kryeqytet. Ndoshta në Hollivud me këtë histori do të bëhej një film, ceremonia e të cilit do të shoqërohej me trumbeta e fanfara. Këtu dëgjohen tingujt e kanunës dhe të qemanes së të verbërve, bashkë me nostalgjinë për vendlindjen që lanë pas; dëgjohet fizarmonika e kibucit, nostalgjia e së cilës të çon në vende të tjera dhe britmat që therrasin fne zë të në frenezinë e Jerusalemit. ngjirur në
E, mes gjithë kësaj, një djalosh thatim - i cili për t'u bërë izraelit heq dorë nga theksi dhe bën ç'është e mundur që të integrohet fillimisht në kibuc e pastaj në qytet - dashurohet me një vajzë vendase, prindërve të së cilës u sjell gazetën çdo mëngjes. Ajo është vajzë pasanikësh, kurse ai varfanjak; por, a do të bëjë dashuria e tyre që ata të jetojnë tash e tutje të lumtur e të pasur? Para se ta zbulojë këtë, atij, Nurit, i duhet të ecë në një rrugë jete plot kthesa të papritura, duke u endur midis dëshpërimit dhe shpresës, derisa të gjejë vetveten.
Shkrimtari Eli Amir, pas veprave të suksesshme "Gjeli i kurbanit" dhe "Lëshuesi i pellumbave", vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi - kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.
Romani "Djali me biçikletë" i shkrimtarit të njohur izraelit Eli Amirështë vepra e parë e
letërsisë izraelite që vjen e përkthyer nga gjuha hebraike në gjuhën shqipe. Tashmë lexuesi shqiptar është njohur me romanin autobiografik "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" të shkrimtarit të njohur izraelit Amos Oz, i cili përshkruan periudhën e krijimit të Shtetit të Izraelit nga kënvdështrimi i një të riu hebre ashkenazit me prejardhje nga Europa Lindore. Romani "Djali me biçikletë" na e përcjell të njëjtën periudhë në këndvështrimin e një të riu hebre iraken sefardit nga Lindja Arabe. Dy Këndvështrime të ndryshme, nga dy botë të ndryshme, si këndvështrimet e Lindjes e të Perëndimit.
Përkthyesi Alban Reli

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase