Ditet E Lakuriqeve Te Nates

B20445
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ky është romani i tretë i autorit Namik Dokle, si pjesë e një trilogjie, le të themi, mbi kompleksitetin jetësor të banorëve të Gorës.
Në të njëjtin stil të shtrirë të rrëfimit, ashtu si te “Vajzat e mjegullës” dhe “Lulet e skajbotës”, vijon edhe paraqitja shumëdimensionale e jetës së fshatit në Gorë, dhe fshatit shqiptar në përgjithësi, në periudhën e diktaturës.
Fabula këtu është e thjeshtë: Partia, që monitoron deri në qelizë jetën e gjithkujt, dërgon në fshatin e vogël kufitar të Bukojnës, një profesor mikrobiolog, për të zbuluar rastet e vdekjeve dhe të të ashtuquajturit “tërbim” te të rinjtë e rritur, ende të pamartuar. Mikrobiologu, që duhet të hulumtojë gjithçka, mbikëqyret nga njerëz që raportojnë në Postën e Kufirit dhe te struktura drejtuese e Partisë në qendër.
Heshtja e frikshme mes banorëve për të artikuluar dyshime, e pengon profesorin shkencëtar të njihet shpejt me të vërtetën. Laboratori i tij nuk është thjesht shkencor, por sidomos njerëzor. Dhe kur objekt i hulumtimit është qenia njerëzore, natyrisht asgjë nuk është e thjeshtë.
Në roman shpalosen njerëzit me frikërat e tyre, me mundësitë dhe pamundësitë e tyre. E sidomos me këtë të fundit, e cila i çon shpesh në depersonalizime. Depersonalizimi më i madh është shndërrimi që i bëri ai sistem disa njerëzve duke i kthyer në informatorë, shpesh rastesh të hamendësuara apo të keqinterpretuara.
Në çdo hap që hedhin personazhet e romanit, profesori, ndihmësmjekja, mjeku, apo edhe të tjerë, kudo ndeshen direk apo indirekt me ushtarët e kufirit. Posta e Kufirit ka autoritetin suprem të kontrollit të jetës në fshat - madje edhe të dashurisë. Subjekti shtillet rreth një fabule mbresëlënëse: sëmundja që po merr jetën e të rinjve nuk është “tërbim” i ardhur nga shkaqe që mund t’i shpjegojë shkenca. Ajo vjen nga ndalimi që u bëjnë ushtarët e kufirit (me urdhër nga lart), që të rinjtë të mos kenë asnjë mundësi të bëjnë dashuri me njëri-tjetrit. Në fshat mbizotëron një shtetrrethim i frikshëm mbi ndjesitë dhe nevojat shpirtërore dhe fiziologjike. I mbijetojnë “tërbimit” vetëm ata që mund t’u përvidhen ushtarëve të postës përmes ndonjë skeme të mirëmenduar mashtrimi.
Në këtë roman, ashtu si edhe në dy paraardhësit e tij, autori Dokle përdor mjeshtërisht fjalorin e pasur të zonës; legjendat dhe mitet janë sërish pjesë domethënëse e rrëfenjës së autorit: mjekësia, profecitë, demagogjia, censura dhe kontrolli i egër ushtarak, izolimi i pashpirt që u bëhet njerëzve aty, e sidomos ndjesive më ekzistenciale, atyre të dashurisë, bashkëjetojnë në të gjitha faqet e romanit dhe lexuesi, faqe pas faqeje, ngelet i ngërthyer në të papriturat që servir realiteti letrar, që duket se vjen nga një realitet jetësor i përcaktuar në gjeografi dhe kohë. Mesazhi fundor i romanit është i qartë: “I vetmi tërbim në këtë fshat është ndalimi i dashurisë”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase