Diktatori Ne Kryq

B21202
900 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve...Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe.
Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
Ka qindra vjetë që agjenturat e fshehta të fuqive të mëdha janë në kërkim të këtij “Graali të Shenjtë”, i cili është shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit.
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase