Cmimi I Pafajesise

B17923
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

KOMENT NGA MIMOZA AHMETI Jemi përballë jetës së vështirë të një vajze shqiptare në emigrim, që e detyrojnë të shndërrohet e të punojë në rrugë (siç e paraqet romancieri Artan Mullaj, nën titullin Ҁmimi i pafajësisë), për të përmbushur voluptivitetin mashkullor, që seksualiteti normal (i vërtetë) nuk e ofron. Sigurisht, ka femra që e bëjnë këtë funksion pa u vetëgjykuar, duke injoruar kushtet e normës morale për të cilat janë të ndërgjegjësuara. Ato kanë një jetë, sepse e njohin, dhe e kanë pranuar atë si të tyren, kanë bërë zgjedhje të ofrojnë interkurs seksual pa diskriminim.
Të paktën kështu duam të besojmë, që edhe në diskurs, ka njerëz që në mënyrë të vullnetshme ndodhen aty, me gjithë premisat iniciale tjetërsuese sociale a natyrale, të mundshme…
Por në rastin e romanit tonë kemi një ego të prekur, në luftë papushim me veten, që jeton në asfiksi duke gjykuar rrethanat “e së vërtetës” që ishin më të forta se ajo, pasi nuk ka qenë zgjedhja e saj por e kanë detyruar …
Një seri koincidencash fatale dhe fatlume ribashkuan jetën e saj në fund të romanit me botën që edhe e ndau, tjetërsoi dhe largoi prej vetes, e së fundmi e ripranoi në harkun e saj! Nuk dimë sa e rëndësishme është kjo botë, por për të ishte jeta! Ajo arrin të traversojë nëpërmjet martesës në botën normale, por sa ankth e mendim, e vetëvuajtje pos të tjerash ka kaluar deri aty, për të arrirë rutinën martesore…dhe dhuratën e saj, një fëmijë.
Duket sikur koincidenca është një numër i paparashikuar në metrikën e logjikës. Koincidenca minimizon ose sjell botë në botën, është një operator invers me logjikën, ose shtues irracional i saj, ose pakësues, një tjetër inversitet, një parametër irreversëm, habitës në botën minale ose maksimale të njeriut, fatalitet e fat.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase