Bolero Ne Vilen E Pleqve

B08833
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Bolero në vilën e pleqve" Roman me Autor Fatos Kongoli. Shtëpia botuese Toena, 2008. faqe 288. Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë. Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj. Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura. Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat shqipe. Bolero në vilën e pleqve" është romani i krizës ekzistenciale. Në thelbin e tij ndërtohet mbi një kurth të padukshëm. Prania dhe kërcënimi i vdekjes për pleqtë e vilës, në fakt, është kontrapunkti për vdekjen e gjallë të shërbestares së tyre, të karakterit qendror të veprës. Gjithkush që hyn e del në vilë me shqetësimin për fatin e pleqve që jetojnë në një komoditet dhe luks të plotë, as që e vë re se ç'ndodh me vajzën, sikur ajo të jetë një njeri pa të shkuar dhe që zor ndokush mund t'ia parathotë të ardhmen. Ajo është një qenie kalimtare në udhën e tyre që duhet vetëm të vërë në lëvizje mekanizmin që i mban gjallë të vjetrit, të kujdeset për axhendën, oraret e ilaçeve, të të ngrënit, pse jo, të mbajë barometrin e humorit të tyre. Secili prej tyre ka vetëm një qëllim: të bëhet sa më i dukshëm në këtë krizë që ua kërcënon identitetin. Drama ka "luftë të brendshme", elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, ka gjetje dhe zgjidhje shpesh befasuese. Letërkëmbimi i të moshuarve, këmbëngulja për të plotësuar zbrazëtitë dhe pengjet që koha ua mori, tensioni shpeshherë i shpikur në kërkim të më shumë vëmendje, janë mjetet me të cilat autori operon për të arritur tek idetë e tij. Edhe vetëperceptimi i personazhit kryesor qysh në krye të librit si "qenie me nivelin zero të zhvillim mendor", e parathotë tërmetin e ardhshëm të jetës së saj, një nga gjërat më të trishtuara që do të doje të lexoje për fatin e një gruaje, që mbyllet, siç edhe ka nisur, me vetminë e saj para pasqyrës dhe refuzimit të vetvetes.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase