B23201
2.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Hardcover
Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende “materie” prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet? Duket sikur diçka është zhvendosur në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e pamëshirshme është gatuar në zonat më të errëta të fatit. Në këtë rrëfimin personal të sajin, autorja Flutura Açka, është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: “E pabir”. Kështu thotë ajo se ka mbetur pas 5 majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm tetëmbëdhjetëvjeçar. Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin. Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin. Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si “substanca” që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati. Ky “udhëtim” tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për vlerën e jetës dhe dashurisë njerëzore.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase