Bartesi I Shpirtrave Te Perzene

B21987
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na' flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit. Një rrëfim në të cilin i shohim ecejaket e njeriut tonë, zgripin e tij ekzistencial, frikën e tij të zakonshme në një kohë të pazakonshme, vullnetin e tij të paepur për ta shpëtuar veten dhe më të dashurit e tij nga ploja e përgjakshme. E pikërisht ploja e përgjithshme është në sfond të romanit, ndërsa peripecitë e individit, qytetarit të rëndomtë, njërit prej nesh, janë në qendër të tij.
"Bartësi i shpirtrave të përzënë” është një vepër që na vjen me një dimension human të portretizimit të luftës. Ai na flet për luftën pa heroizëm, pa patetikë, por me një çiltërsi dhe natyrshmëri të rrëfimit.
Falë vetës së dytë (tepër të vështirë), Adil Olluri ka mënjanuar tendencën bajate të ekzagjerimit dhe patetikës heroike, duke i lënë vend projektimit të llahtarit, disiplinimit të tij të pamundshëm në një udhëtim eksod me trenin e vdekjes. E vetmja heroikë është të presësh vdekjen në mënyrë dinjitoze, njerëzore, në një orë të ligë kur nënvetëdija të kthen së prapthi, si astar xhakete. Atëherë nuk kuptohet më a je në realitet apo në kllapinë alegorike të vdekjes. Kufiri është i padallueshëm: makthi uniform i kufirit midis. Njeriu ka vdekur dhe është ringjallur nga hiri i frikës. Dhe kjo përvojë përcillet në roman pa efekte që do ta dëmtonte organicitetin natyral të veprës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase