Balade Per Tim Ate Dhe Per Vete

B23247
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Dy-tri fjalë për lexuesin
Thelbi i "Balades per tim atë dhe për vete" është botuar për herën e parë më 1954 në gazetën “Zëri i Rinisë", kur unë ende isha student në Universitetin e Leningradit. Atehere ajo mbante titullin "Poeme për babanë dhe për vete". Më vonë u fut në librin tim të parë "Në rrugë dola", botuar më 1958-n nga Shtëpia Botuese "Naim Frasheri". Ne vitet 60-te dhe 70-të ka dalë si libër më vete në serinë e botimeve për të rinjtë, e nxjerrë nga vëllimi poetik "Në rrugë dola" pa asnjë përpunim.
Poema u përpunua vetëm në botimin e 1986-s në librin "Udhëtoj i menduar". Në këtë botim jepet e pastruar nga vargjet e dobët dhe të tepërt, të shkruar me naivitet që në Gjimnazin e Gjirokastrës dhe deri në Universitetin e Leningradit në fillim të viteve 50-të, kur unë hidhja hapat e para në vjershërim.
Në këtë poemë mua më ka shqetësuar problemi i qëndrimit të fshatarsisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në kolektivizimin masiv të tokës. Që në variantin e parë të poemës pasqyroheshin këto dy çështje thelbësore: fshatari u hodh në luftën për çlirimin e vendit pa asnjë lëkundje, ndërsa në kolektivizim ai u lëkund dhe dyshoi. Doemos ky dyshim i bujkut atëhere në poemë nuk mund të jepej i plotë për vetë arsyet e kufizimit të lirisë së fjalës, që dihen. Vetëm më 1986, në botimin e përmbledhur në "Udhëtoj i menduar", lëkundjet e bujkut ndaj pronës kolektive unë i dhashë më të plota dhe poema fitoi një dramacitet me të tensionuar të subjektit dhe një harmoni më të përsosur të vargut.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase