Allahland

B18956
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Rudolf Marku lindur në vitin 1952 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Shtate librat poetike e kane renditur si njerin nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX. Ka meriten t'I kete prezentuar per here te pare lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar.
Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për Allahland,, ka shkruar një review tepër pozitive revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas Dallas Translation Magazine,,. Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit. Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela,Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi). Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shytumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,). Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar qe e merr kete cmim: Shih recensionet e botuar te Diana Culit dhe te A.Nexhipi ne shtypin shqiptar).
Rudolf Marku mbetet njeri nder autoret me aktive e me te pranishëm ne letërsinë shqipe. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane ne Berlin ne vitin 2007, me çmimin Naim Frasheri,, për vitin 2012 ne Tetove dhe Prishtine ; me çmimin At Zef Pellumi,, për librin poetik ; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. Esete e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publicistike, botuar vitin e kaluar, kane pasur një pritje tepër pozitive nga lexuesit dhe kulturologet.
Poezitë e Rudolf Markut janë perkethyer dhe botuar ne shume gjuhe te botes, duke u përfshire ne disa Antologji prestigjioze te botes.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase